Ilaz Leskovica këshillon Izet Mexhitin, nuk të ka hije ty me qenë racist…

Gjat ditës së sotme në facebook ka ndodhur që Izet Mexhiti të poston dhe të bëhet “pishman” dhe të fshijë postimin duke pyetur simpatizantët e vet se “A jeni me Kurtin a me Kurton” duke aluduar në zgjerimin e Frontit Europian atë të BDI-së me partinë e Romëve të Dudush Kurto.

Por kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare Ilaz Leskovica nuk ka prituar që ta këshillon liderin e LD-së Izet Mexhitin duke ju drejtuar se nuk të ka hije ty me qenë racistë….

Postimin e plotë e lexoni në vazhdim:

Izet, nuk të ka hije ty me qenë racist dhe me i ofendu të gjithë ata që të kanë kriju dhe të kanë mbajt në skenë, përfshi dhe bashkëqytetarët tanë rom të cilëve në çdo cikël zgjedhor ua ke kërkuar votën.

Nuk të ka hije as me e keqpërdor kryeministrin e Kosovës për ta zbutur humbjen e madhe sepse siç thotë populli, qingji që ndahet nga kopeja, e ha ujku!

Laisser un commentaire