Pa ndihmën e SHBA-së, Ukraina përballet me “mundësinë e tërheqjes” – paralajmëron Zelensky

Forcat ukrainase do të duhet t’i lëshojnë territore Rusisë nëse ndihma ushtarake amerikane nuk arrin atje së shpejti, ka paralajmëruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Bëhet e ditur se Administrata e Joe Biden po përballet me vështirësi në miratimin e paketës ndërkombëtare prej 95 miliardë dollarësh, 60 miliardë prej të cilave për Ukrainën, qe më shumë se një muaj.

Por, sipas Zelenskyt, nevoja për ndihmë është urgjente dhe mungesa e saj mund të rrezikojë qytetet kryesore të Ukrainës, shkruan CNN.

“Nëse nuk ka mbështetje të SHBA-së, kjo do të thotë që ne nuk kemi mbrojtje ajrore, nuk kemi raketa Patriot, nuk kemi predha artilerie. Do të thotë se do të kthehemi, do të tërhiqemi, hap pas hapi”, tha presidenti ukrainas.

Ndryshe, që kur Moska ka filluar pushtimin, pjesa më e madhe lindore e Ukrainës ka qenë nën kontrollin ushtarak rus.

Muajin e kaluar, Kievi është tërhequr nga Avdiivka, por kjo ka ndikuar që Rusia të shtojë sulmet e saj në zonat e tjera.

Sulmet vijnë ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, ka ngritur mundësinë e krijimit të një “zone sanitare” brenda Ukrainës për të mbrojtur rajonet jugperëndimore të vendit të tij.

Megjithatë, pasiguritë vazhdojnë mbi projektligjin e ndihmës në SHBA, sa që Ukraina është deklaruar se opsionet se çfarë do të bëjë ajo varen nga ajo që vendos Kongresi.

Laisser un commentaire