Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora dukej elegante si kurrë më parë kur doli nga hoteli “Greenwich” në New York me një palë syze të çuditshme të mërkurën.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me”, 33-vjeçare, ishte duke mbajtur një palë syze në stilin e syzeve mbrojtëse me veshjen e saj të bukur ndërkohë që dilte në qytet, shkruan DailyMail.

Rita tregoi muskujt e saj të tonifikuar të barkut në një xhaketë të shkurtër, të cilën e kombinoi me një palë pantallona të përputhshme, me vathë argjendi dhe një unazë të madhe.

Image

Rita Ora

Foto galeri

Ylli me origjinë shqiptare i kishte lënë të lirë flokët e saj të shkurtër bionde dhe zgjodhi një makijazh të lehtë, ndërsa shtoi në lartësinë e saj me një palë takë të larta argjendi.

Pas udhëtimit të saj në “Big Apple”, Rita ka kaluar kohë në Australi për të lansuar linjën e saj të re të kujdesit për flokët “Typebea” në bashkëpunim me Annën.

Laisser un commentaire