Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit e muzikës.

Për nder të 50 vjetëve të karrierës së saj, Shkurte Fejza do të mbajë dy koncerte të mëdha, njërin më 8 qershor në Prishtinë dhe tjetrin më 20 qershor në Tiranë.

Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë”, ka shkruar Shkurte Fejza përmes një postimi në Instagram.

https://www.instagram.com/p/C6JWmNLNNLL/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info&rp=%2Fmediale-vip-showbiz%2F2161468%2Fshkurte-fejza-jep-lajmin-e-madh-per-nder-te-50-vjetorit-te-karrieres%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A611%2C%22ls%22%3A198%2C%22le%22%3A559%7D

Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zëri i kombit”, potencoi ajo derisa ndau lajmin me të gjithë për koncertin madhështor.

“Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim. Zoti ju bekoftë shqiptarë kudo që jeni!”. 

Laisser un commentaire