Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës në Gjilan, Drita dhe Ballkani ende nuk e kanë gjetur golin. Situatë e njëjtë qëndron edhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, ku po luhet ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit.

Ndërkaq, skuadra e Malishevës shkon në pushim në epërsi 1-0 si mysafire kundër Prishtinës. Golin e vetëm deri tani e shënoi Altin Aliu në minutën e 33-të.

Drita – Ballkani 0-0
Feronikeli ’74 – Gjilani 0-0
Prishtina – Malisheva 0-1

Laisser un commentaire